Ishzv-kryeministri, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe, denoncon në faqen e tij të “Facebook” një zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Ferras të Divjakës.

Deputeti publikon pamje të zjarrit, ndërsa nuk i kursen kritikat për efektivët e policisë së Divjakës, të cilët teksa i etiketon si të paaftë, u bën thirrje të veprojnë dhe të zbardhin ngjarjen.

Braçe shkruan se 6 ditë më parë ai foli në Kuvend pikërisht në lidhje me këtë tokë shtetërore dhe dështimin e kontratës mes Ministrisë së Bujqësisë, duke sjellë zaptimin e tokës nga kompania me qira.

Braçe kërkoi hetim nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje dhe zotohet se kompania private nuk do të gëzojë kurrë asnjë metër katrorë toke të zaptuar.

Postimi i deputetit:

NUK DO TA GEZOSH KURRE ATE TOKE!
HARROJE!
MADJE NUK DO GEZOSH ASNJE METER TOKE TE ZAPTUAR!
Dje ne mbremje vone, ne Ferras,
njesia Grabian, DIVJAKE;
JU VU ZJARRI ME DASHJE TOKES SHTETERORE NEN KONTRATE MES MINISTRISE SE BUJQESISE DHE SHOQERISE PRAGMA INVESTMENT!
Zjarri eshte ky!
6 DITE me pare fola per token ne KUVEND, DESHTIMIN E KONTRATES, ZAPTIMIN E TOKES SHTETERORE PER 40 VITE DUKE E MBJELLE ME PLEPA.
Dy dite me pas bari i eger ne ato toka u korr dhe u vodh duke u strehuar ne hangaret e hajdutit.
Dje, njeriu qe ka zaptuar e ka mbjelle plepa ne token e shtetit doli ne tv e tha se plepat ishin mbjelle ne token e tij.
I kerkova KADASTRES NE LUSHNJE DOKUMENTAT E KONTRATES SE PRAGMA NE 141 HEKTARE DHE CDO ESHTE E QARTE NE LETRA E FUSHE;
PLEPAT JANE MBJELLE NE TOKEN E SHTETIT!
Po dje ne mbremje tokes ju vu zjarri!
Shume faleminderit banoreve te Ferrasit qe luftuan me flaket per ti shuar; faleminderit edhe zjarrefikesve qe edhe pse pas nje zjarri te madh ne Spolate ku shpetuan qindra serra, u kthyen te merreshin edhe me zjarrin e qellimte ne token e shtetit.
I kerkoj drejtuesve GJUMEBERES,
TE PAAFTE, PA DESHIRE E TE PA PERKUSHTUAR TE KOMISARIATIT TE DIVJAKES, nje here te vetme te bejne DETYREN!
Tre vatra infeksioni ne Divjake po ngjallin krimin ne te gjithe zonen!
HETONI!
MOS KINI FRIKE!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb