TIRANË

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar për armëmbajtje pa leje pas denoncimit të qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare, në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit G. T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Arma Tirane
Arma Tirane

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb