TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një ndërtues pas denoncimit të disa banorëve. Sipas burimeve zyrtare, Namik Pelivani është arrestuar nën akuzën e “mashtrimit”.

Ndaj tij kishte denoncuar një përfaqësi banorësh, të cilët kishin deklaruar në polici se Pelivani u kishte premtuar banesa duke ju marrë edhe para për apartamente, por asnjë prej tyre nuk i ka marrë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të dyshimeve për mashtrim nga ana e ndërtuesit, ndërsa materialet ndaj tij i kanë kaluar edhe Prokurorisë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: