Pak ditë më parë trajneri i Hamburg vendosi që futbollistin shqiptar Mërgim Mavrajn ta dërgonte te ekipi i dytë, veprim i cili habiti jo pak, duke parë se qendërmbrojtësi ka qenë një nga lojtarët e përdorur më shumë gjatë sezonit.

Për të hedhur më shumë dritë, sot në konferencën për shtyp para mediave për ndeshjen e fundjavës, trajneri i Hamburg, Kristian Titz, deklaroi:

“Mavraj është larguar nga ekipi i parë thjesht për arsye sportive, asnjë rregull disiplinor nuk është thyer. Kjo është e gjitha ajo që mund të them.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb