Ndërkohë që shumë prej jush kanë zgjedhur detin për të kaluar këtë fundjavë të nxehtë, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i është drejtuar lumit.

Së bashku me familjen e tij ai ka kaluar një super të diel në kanionet e Osumit në Skrapar. Nën shoqërine e guidave profesionale të Albania Rafting Group, Koka ka përshkruar për rreth tri ore kanionet magjike të Skraparit, aq shumë të vizituara në këtë periudhë.

Ministri Koka i apasionuar pas pushimit aktiv, nëpërmjet kësaj fundjave rafting promovon zonat e mbrojtura dhe Monumentin e Natyres, Kanionet e Osumit Skrapar dhe vëmendjen që duhet t’i jepet ruajtjes dhe administrimit sa më të mirë të tyre. Të tilla aktivitete miqësore me mjedisin luftojnë sezonalitetin dhe i bëjnë turistët të qëndrojnë më gjatë duke diversifikuar produktet turistike dhe duke i ofruar eksperienca të papërsëritshme vizitorëve nëpërmjet prezantimit të Shqipërisë autentike, vendi i thesareve kulturore dhe natyrore.

Ndaj, për të gjithë ju që do të bëni pushime në verë, shënojni në axhendën tuaj: Jeni ende në kohë për rafting në Vjosë, Përmet dhe eksplorim të kanioneve të Skraparit!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: