Ish-kryeministri britanik,Tony Blair pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se rikthimi i tij në Kosovë është moment i emocioneve të thella.

Duke u kthyer pas në kohë, Blair tha se ajo që u vendos të ndërmerrej 25 vite më parë, ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë, ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

Ai ka vlerësuar se zhvillimet në Kosovë janë pozivite dhe se shërbejnë si një mësim për tërë botën.

“Dua ti nderoj njerëzit e Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre në atë kohë para 25 vitesh dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që t’ia shohin të mirën çlirimit të para 25 viteve.

Atëherë isha i bindur se ishte e gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krahë njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj”, ka deklaruar Blair.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb