Vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit ndezën alarmin në Shkodër, por trajneri Brdaric shfaqet optimist përpara super sfidës me Partizanin, për më tepër që do të luajnë në tempullin e tyre, në stadiumin “Loro Boriçi” në kushte perfekte pas rinovimit të tapetit:

“Ka shumë optimizëm në skuadër, luajmë në shtëpinë tonë dhe duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë kundër Partizanit në “Loro Boriçi”. Duhet një performancë maksimale lojtarët të jenë të gatshëm”.

Brdaric bëri dhe bilancet përpara këtij takimi duke dhënë lajmin e rëndësishëm se Bekim Balaj do të jetë në dispozicion për këtë takim:

“Stojanoviç dhe Gurishta janë mirë, Bekimi ka investuar shumë për veten e tij është një lojtar i madh, na mungoi javën e shkuar, dhe do të jetë i gatshëm për Partizanin”.

Në konferencë për shtyp, trajneri i Vllaznisë është i qartë se çfarë sfidë e pret, por në të njëjtën kohë, theksoi se e ka gati planin për të mposhtur Partizanin:

“Duhet të jemi të përqendruar dhe të kapim kreun e kampionatit. Partizani është një skuadër shumë e fortë dhe ne dimë si ti mundim ata. Është një futboll tjetër të shtunën, luan në shtëpinë tënde, ne jemi shumë të fokusuar për ndeshjen dhe jemi të përgatitur për Partizanin”

Vllaznia-Partizani do të zhvillohet të shtunën në orën 19:30

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: