LONDËR- Nga përtesa apo për të shmangur një mosmarrëveshje, një britanik i dërgon rreth 10 000 mesazhe në vit një prej anëtarëve të familjes së tij…i cili ndodhet vetëm disa metra larg ose brenda shtëpisë, thekson një studim i publikuar sot.

“A mund ta fikësh televizorin?”, “Çfarë ka për darkë?” ose “Do të vish të flesh?” janë disa prej teksteve dhe mesazheve më të dërguara në këtë kuadër, sipas një sondazhi të realizuar në internet në muajin dhjetor me 2 000 familje britanike nga “Broadbandchoices”, shërbim krahasues i sipërmarrësve të internetit në Britaninë e Madhe.

“‘Sipas sondazhit, mamatë janë më të përgjegjshmet për këto komunikime nëpërmjet mesazheve brenda shtëpisë duke iu dërguar rregullisht kërkesa si ‘fike dritën!’, ‘fike televizorin!’ ose thjesht ‘në shtrat!”, theksoi ai në një komunikatë.

Për 16 për qind të 2 000 familjeve të pyetura, dërgimi i një mesazhi është e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar nga fëmijët e tyre dhe nëse ata fillojnë një bisedë ballë për ballë, ako do të përfundojë me mosmarrëveshje.

Një në katër familje konfirmon se të komunikosh me nëpërmjet mesazheve me tekst apo mesazheve të menjëhershme është thjesht shumë argëtuese.

Mes këtyre mesazheve të shumta, britanikët shkëmbejnë të paktën 96 mesazhe duke përfshirë një foto dhe 100 emoji çdo muaj me njerëzit që ndodhen në të njëjtën shtëpi.

“Telefonat celularë janë tashmë një pjesë e pandashme e jona, nuk është e habitshme të shikosh njerëz që dërgojnë mesazhe me njëri tjetrin në të njëjtin vend”, thekson Vix Leyton, ekspert përsa i përket konsumatorëve për “Broadbanchoices”.

Kjo sjellje shpjegohet nga përtesa apo për të diskutuar një çështje të ndjeshme”, sipas tij.

Në listën e mesazheve më të dërguara brenda shtëpive britanike, romantik “Të dua!”, pragmatik “Darka është gati!” dhe më shumë britanik “Mund të më japësh një filxhan çaj?”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: