Partia e Lirisë (EPO) e ekstremit të djathtë në Austri ka fituar për herë të parë zgjedhjet parlamentare atje, mirëpo ajo duhet të kërkojë partner pasi nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.

Triumfi i FPO-së euroskeptike dhe miqësore me Rusinë të dielën, ishte një tjetër moment historik në ngritjen e së djathtës së fortë të Evropës.

Duke u përballur me liderin e partisë FPO, Herbert Kickl në një studio televizive pasi dolën rezultatet, drejtuesit e partive të tjera në parlament hodhën poshtë propozimet e tij për formimin e një koalicioni.

FPO përfundoi rreth 2.5 pikë përqindje përpara Partisë Popullore (OVP) konservatore të kancelarit Karl Nehammer. EPO ka marrë 29% të votave që është rezultati i saj më i mirë ndonjëherë, teksa Kickl akuzoi rivalët e tij se kundërshtojnë vullnetin e popullit, raporton Reuters.

“Nesër do të ketë një të hënë blu dhe më pas do të fillojmë ta kthejmë atë 29% në një realitet politik në këtë vend”, u ka thënë Kickl mbështetësve të dielën në mbrëmje, duke ironizuar me faktin se bluja është ngjyra e lidhur me partinë e tij.

Kickl, një figurë provokuese dhe polarizuese, aleate me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, ofroi të negocionte me të gjitha palët e tjera në Austri.

Presidenti Alexander Van der Bellen, një ish-udhëheqës i të Gjelbërve që mbikëqyr formimin e qeverive, u kërkoi të gjitha palëve të zhvillonin bisedime.

Fitorja e Kickl ngriti edhe më tej partitë e së djathtës në të gjithë Evropën, ku e djathta ekstreme ka bërë shënuar fitore në shumë vende, përfshirë Holandën, Francën dhe Gjermaninë. Kjo mbështetje në rritje për të djaththën ekstreme mund të nxisë rrezikun e ndarjeve brenda Bashkimit Evropian mbi fushat kryesore të politikave, si mbrojtja e Ukrainës kundër Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb