Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë çek, SPD, Tomio Okamura, ka njoftuar se partia e tij dhe gjermanët e Alternativës Fuer Deutschland (AfD) do të formojnë një grup në Parlamentin Evropian që do të quhet “Europa e kombeve sovrane” dhe që do të luftojë kundër “Islamizimit” të BE-së, sipas iRozhlas, uebsajti i radios publike çeke.

Grupi duhet të përfshijë Konfederacja, ultra të djathtët polakë, Sé Acabó La Fiesta (spanjolle), Revival Bulgarian dhe SOS Rumania. Ende mbetet për t’u sqaruar pjesëmarrja e eurodeputetes franceze Sarah Knafo, partnere e Eric Zemmour. Nëse aleanca e re do të konfirmohej, ajo do të ishte grupi i tretë i krahut të djathtë në Dhomën Evropiane pas ECR-së së Giorgia Melonit dhe Patriotëve të Matteo Salvinit.

AfD, dikur aleat i Salvinit në Strasburg, ishte larguar nga grupi sovranist ID (tani i shkrirë me Patriotët) pas deklaratave të eurodeputetit të saj Maximilian Krah, sipas të cilit SS nazistët nuk ishin domosdoshmërisht kriminelë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb