TIRANE

Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo komentohet shpesh në media për projektet dhe këngët e reja, por kur vjen puna tek jeta private, nuk dihet asgjë për jetën e private.

Në emisionin “Me Bledin” në RTSH, Mariza për herë të parë ka folur për jetën private, dashurinë dhe çfarë kërkon tek një mashkull.
Këngëtarja u pyet nëse ka thyer shumë zemra dhe ajo u shpreh se çdo njeri padashje lëndon. E njëjta gjë i ka ndodhur dhe asaj!

“Shpresoj të mos kem lënduar, por me siguri do kem lënduar. Kam lënduar edhe njerëzit që kam dashur më shumë. Vetë qenia njerëzore dashje padashje lëndon. Dhe ndonjëherë lëndojmë njerëzit që duam më shumë. Sigurisht, edhe unë njeri jam, s’jam e rënë nga qielli, jam e sigurt që do kem lënduar në mënyrë të pavetëdijshme. Por unë di të them më fal”, u shpreh Mariza.

E pyetur nëse është përpjekur t’i ndryshojë njerëzit që ka pasur pranë, këngëtarja u shpreh se ajo e dashuron dikë siç është dhe nuk kërkon ta ndryshojë aspak. Por ajo ka theksuar se në jetë ka pasur dikë që e ka dashur shumë por nuk mundën të jetonin bashkë.

“Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më. Mund ta dashurosh gjithë jetën, por disa rrethana të bëjnë të mos përputhesh më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: