Tomas Guidara nuk do të luajë për Shqipërinë. Argjentinasi me orgjinë arbëreshe që aktivizohet te Belgrano ka vendosur ta refuzojë propozimin e ardhur nga ana e stafit kuqezi dhe më konkretisht e ish-trajnerit Kristian Panuçi, që ishte edhe promovuesi i lojtarit.

Situatën në fjalë e ka sqaruar Horacio Rosi, menaxheri i mbrojtësit 23-vjeçar që aktivizohet në ligën e dytë argjentinase. “Është e vërtetë që kemi pasur kontaktë me Shqipërinë. Megjithatë, nuk ka bind si propozim. Presim që në të ardhmen të vij propozim nga Argjentina”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb