TIRANË

Mbështetës të opozitës, qytetarë nga njësia 7 në Tiranë po marshojnë në këmbë drejt sheshit “Skënderbej” për t’iu bashkuar më pas protestës para kryeministrisë. Në këmbë janë nisur gjithashtu edhe banorët e Unazës së Re të cilët dallohen nga jelekët e tyre portokalli.

Opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do t’iu hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Rreth 1500 forca policie do të marrin pjesë në protestë për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb