GREQI- Ambasadorja shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari ka kërkuar të mos politizohet çështja e vrasjes nga RENEA të minoritarit grek Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës.

Burime diplomatike në Athinë bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ambasadorja shqiptare në Greqi ka thënë se më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

Gjithashtu ambasadorja është informuar nga pala greke si dhe është në kontakt me palën shqiptare për çështjen.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme minoritarët grekë të Shqipërisë  kanë zhvilluar një protestë paqësore sheshin ‘Sintagma’  të Athinës për nderuar kujtimin e minoritarit Kacifas.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb