ARGJENTINE – Futbollisti argjentinas i Boca Unidos, Ivan Diaz është përjashtuar nga skuadra, pasi ka rrahur barbarisht të fejuarën e tij. Mediat në Argjentinë bëjnë të ditur se mbrojtësi 22-vjeçar është denoncuar nga e fejuara e tij Florencia Medina, e cila pretendon se Diaz e ka rrahur pasi ajo e kapi në flagrancë në një motel me dy vajza.
Sipas dëshmitarëve, çifti ishte grindur gjatë një festë në diskotekë, dhe pasi vajza u largua, futbollisti përfundoi në motel me dy femra të tjera.
Menjëherë pasi është denoncuar nga vajza e dhunuar, klubi ka përjashtuar 22­vjeçarin, i cili nga ana e tij është mbrojtur duke thënë që partnerja e tij i ka shkaktuar vetë plagët. Policia e ndaloi 22-vjeçarin për 24 orë, por tashmë hetimet ndaj tij po vijojnë në gjendje të lirë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb