Me shiritin e kapitenit në krah, Granit Xhaka po udhëheq me personalitet dhe klas Zvicrën. “Helvetët” siguruan një biletë për në fazën çerekfinale, aty ku do të përballen me Anglinë. Në një intervistë për Corriere del Ticino, Xhaka theksoi se është shumë i uritur pavarësisht se vjen nga një sezon super i ngjeshur:

“Unë kam shumë uri. E urrej të humbas edhe në stërvitje. Unë, Akanji dhe lojtarët e Bologna-s kemi luajtur shumë sezonin e fundit, por sërish dëshirojmë të fitojmë me çdo kusht. Italia? Nuk e kisha parë kurrë në aq vështirësi, ne e fituam ndeshjen akoma pa zbritur në fushë, ashtu siç bënë ata tre vite më parë”, u shpreh ndër të tjera Granit Xhaka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: