Një grua australiane, macet e së cilës hëngrën njëra tjetrën pasi u braktisën nga ajo brenda në shtepi, është dënuar për sjellje të ashpër ndaj kafshëve. Inspektorët e RPSCA gjetën të ngordhura 13 mace dhe një ambjent si pas lufte.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar, dhe për gruan 43-vjeçare dënimi është ulur me 12 muaj për shkak të sjelljes së mirë. Por asaj i është ndaluar përjetësisht të mbajë kafshë.

E vetmja mace e mbijetuar nga “lufta për mbijetesë”, e quajtur Trooper, është rikuperuar dhe ka gjetur strehim të ri.

Stafi i Organizatës për Mbrojtjen e Kafshëve tha se “ishte zemërthyese të shihje macet e katandisura në atë formë”.

Nga pamjet duket shtëpia rrëmujë dhe pjesë të trupit të maceve që kanë shqyer njëra-tjetrën për mos ngordhur nga uria.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: