Lajmi që Xhensila ishte shtatzënë mori dhenë në muajin shkurt, ndonëse kishte zëra edhe më herët. Çfiti i famshëm, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai treguan publikisht se do të bëheshin prindër vetëm kur këngëtarja ishte 6 muajshe.


Teksa ishte i ftuar sot në emisionin “Një kat më lart” aktori i humorit, Besi ka zbuluar për herë të parë arsyen se pse vendosën që ta mbanin kaq gjatë të fshehtë lajmin e madh. Ai tha se disa gjera mbahen vetëm për vete, aq më tepër kur muajt e parë të shtatzënisë janë të vështirë.


“E mohuam se ka disa gjëra që mbahen për vete, nuk mund të dilnim që ditën e parë të thonim është shtatzënë. Plus dihet që 3, 4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën”, u shpreh Besi.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: