Pas deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk ishte e pranishme në mbledhje për shkak të angazhimeve të saj, Voltana Ademi ka përgënjeshtruar lajmin.

Në një komunikim me ‘BalkanWeb’ kryebashkiakja ende në detyrë, Ademi tha se nuk ishte ftuar që të merrte pjesë në mbledhjen e komisionit, ku po diskutohet projektbuxheti për pushtetin vendor për vitin 2020. Mes të tjerash ajo tha se deklaratat e Manjës janë thjesht gënjeshtra e radhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun.

“E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.
Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e radhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Por personalisht nuk çuditem aspak sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediava”, ka sqaruar Ademi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: