TIRANE

Gjykata e  Apelit me seli në Hagë  ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut. Lajmi konfirmohet për News24 nga avokati Tonin Prendi.

“Ai refuzon kërkesën e shtetit shqiptar për të ekstradu, vendim që është apelu në Gjykatën e Apelit. Ky është një vendim i cili hap rrugën lirimit të Arben Frrokut në shtetin holandez. Ka procedura të tjera dhe i lind e drejta të kërkojë azilin politik.

Pretendimet janë atë që dihen nga të gjithë madje edhe nga opinioni publik. Nuk ka asnjë provë që çon implikimin e këtij në këtë ngjarje.

Në rastin konkret të kemi parasysh që nuk është hapur as çështja fare, por thjesht një gjykim i të gjtha fakteve. Vendim që është ankimimi edhe në Gjykatën e Strazburgut. Ne insistojmë në faktin që do ta pranojë dhe pa prova, një vendim i marrë nga shfrytëzimit politik në media mbi prova që janë në dosje”, tha avokati.

Kujtojmë se Arben Frroku u arrestua në Selanik për vrasjen e komisarit Lamaj, por arriti të fitonte pafajësinë në Gjykatën e Shkallës së Parë në 2015 dhe u arratis nga Shqipëria pikërisht në momentin që çështja ndodhej në Apelin e Krimeve të Rënda.

Kjo gjykatë vendosi të rrëzonte vendimin e Shkallës së Parë dhe ta dënonte atë me burg të përjetshëm. Një vit më vonë në 2016-ën Frroku arrestohet në Holandë atje ku pretendon të fitojë azil me justifikimin që ekstradimi drejt Shqipërisë do ta diskriminonte politikisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb