SKRAPAR- E gjithë familja e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi është ngjitur në malin e Tomorit për festën e përvitshme.

Fotoja familjare është publikuar nga Kryemadhi në “Facebook” ku uron të gjithë bektashinjtë për festën.

“Ju uroj të gjithë bektashinjve mbarësi e paqe!
Abaz Aliu i ndihmoftë të gjithë shqiptarët kudo!????”, shkruan Kryemadhi.

Më pas edhe Presidenti Meta ka publikuar foton nga maja e Tomorit.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb