Është arrestuar 27-vjeçari V.N., që ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 09.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu në bashkëpunim me shtetasin M.N.., edhe ky i shpallur në kërkim kanë hapur me forcë derën e banesës së shtetases Mrik Ndoja, 80 vjeçe, të cilën e kanë goditur dhe më pas kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj, në këtë banesë.

Sakaq vijon puna për kapjen e shtetasit M. N. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur , më datë 20.08.2020, gjatë natës në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë.

Gjatë kohës kur edhe ka ndodhur grabitja, e moshuara Mrik Ndoja ka rrëfyer për Neës24 dhe BalkanWeb dhunimin nga autorët që sipas saj ishin të maskuar.

Ajo tregoi asokohe për gazetarin Armir Mehaj se autorët e rrahën, e morën me shkelma, e kanë lidhur dhe kanë ikur. Më tej ajo tregoi se u zgjidh duke përdorur dhëmbët dhe ka njoftuar komshinjtë.

Njoftimi: Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë, të një sasie parash, në një banesë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, në vijim të punës për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 20.08.2020, në fshatin Kqirë, Pukë, ku dyshohet se, në banesën e një shtetaseje të moshuar, u vodh me dhunë një shumë parash, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Harresa”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi V. N., 27 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 09.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin M. N. (i shpallur në kërkim), më datë 20.08.2020, gjatë natës, në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë, kanë hapur me forcë derën e banesës së shtetases M. N., 80 vjeçe, të cilën e kanë goditur dhe më pas kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj, në këtë banesë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb