Nje 45-vjecar ka humbur jeten teksa peshkonte, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë. Burime zyrtare nga policia thane se është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima ka qënë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike.

Aktualisht po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb