VLORË- E hëna do të jetë ditë zie në Bashkinë e Selenicës, një bashki prej rreth 7 mijë banorësh që nga dje ka 8 njerëz më pak për shkak të masakrës të padëgjuar prej kohësh në vendin tonë.

Vendimi është marrë në mbledhjen emergjente të Këshillit Bashkiak, ku me propozim të bashkisë janë miratuar dy projektvendime.

Këshilli Bashkiak i ka miratuar në unanimitet vendimet dhe më pas është nisur për te familjet e viktimave, të cilat do të përcillen në orën 14:00 në banesën e fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ridvan Zykaj, 24 vjeç vrau dje për motive të dobëta xhaxhain e babait të tij me gruan, dy djemtë e xhaxhait me bashkëshorte dhe fëmijët e njërit prej tyre, përkatësisht 17 dhe 6 vjeç.
Autori u arrestua sot në mëngjes pas 12 orësh kërkime.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: