Pasi e braktisën në një kanal ujërash të zeza e zhveshur një foshnje e porsalindur ka shpëtuar për mrekulli.

Foshnja u gjet nga një kalimtar që po bënte shëtitje me qenin e tij në Port Elizabeth, Afrikën e Jugut.

Charmaine Keevy, 63 vjeç dëgjoi zërin e foshnjes në pusetën e ujërave të zeza. Fillimisht mendoi se ishte ndonjë mace por ndërsa e dëgjonte me kujdes kuptoi që ishte një fëmijë që qante brenda. Menjëherë mori një shufër hekuri dhe arriti që të lëvizë pllakën e rëndë të betonit që mbulon pusetën në mënyrë që të shihte brenda saj.

63-vjeçari u fut në pusetën e mbuluar me milingona të kuqe dhe nxorri foshnjen.

Policia dhe ambulanca arritën shpejt duke mjekuar fëmijën në vendngjarje e më pas u dërgua në spital për trajtim urgjent.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: