Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi iu është përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit për këshlltarin e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij ishte një agjent i Sigurimit të Rumanisë, gjeneral Florian Coldea, i hetuar për korrupsion në vendin e tij.
Çuçi tha se sapo është mësuar ky fakt, është shkarkuar nga ana e Ramës. Kreu i grupit socialist theksoi gjithashtu se në qeverinë e kaluar, ulej në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Damir Fazlliç, të cilin ai e quajti llumi i mafies serbe.
“Zonja Nikolla mbani rendin e seancës. Kryetares së Kuvendit nuk mund et t’i drejtoheni në atë mënyrë, me një fjalor të tillë. Jam me atë që u drejtove. Hipokrizia në këtë parlament, ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, që i ka dalë boja. Koha kur Damir Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit, një këshilltar i marrë direkt nga llumi i mafies serbe, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente me gradën gjenderal i një vendi të BE, ka udhëhequr procese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Rumani. Kryeministri shqiptar e ka marrë kur nuk ishte në këtë pozicion. Nëse akuzohet në vendin e tij, është çështje e Rumanisë, jo e Shqipërisë. Kur është mësuar një gjë e tillë, kryeministri e ka larguar. Ju keni marrë llumin e mafies serbe, e vendosët në krye të Këshillit të Sigurimit. A është ky më këshilltar i kryeministrit? Jo. Që nga momenti kur një proces ka filluar në vendin e tij, nuk është më këshilltar. Zonja kryetare e Kuvendit, merrni masa nëse ka fyerje ndaj kryetares së Kuvendit, t’i përjashtoni menjëherë”, tha ai.
(BalkanWeb)