TIRANE- Këngëtari Luiz Ejlli ka shprehur pakënaqësi ndaj prezantuesit të festivalit të RTSH, Adi Krasta. Në një reagim në Facebook, këngëtari thotë se gjatë mbrëmjes së parë të festivalit të 56, prezantuesi Adi Krasta nuk ia ka përmendet emrin atij në asnjë rast, por ka përmendur vetëm emrin e Rezarta Smajës gjatë kohës që performuan këngën e tyre “Ra një yll”.

Nuk dihet nëse ka qene i qëllimtë fakti se në prezantim nuk u përmend emri i tij por vetëm i koleges, ndërsa këngëtari që ka dalë nga ‘Ethet e së Premtes’ të prezantuar pikërisht nga Adi Krasta thotë se kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës.

“Te dashur miq, poshte keni 3 video ku prezantuesi i festivalit te Rtsh-se, Adi Krasta, nuk ma thote emrin. Kjo ska ndodhur as ne kohen e Enver Hoxhes, cfare prapavije ka kjo??? Ky eshte nje skandal!”- shkruan Luiz Ejlli.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: