TIRANE– Një 30-­vjeçar është joshur seksualisht nga një femër e saponjohur dhe ka pranuar pa mëdyshje ftesën për të shkuar në shtëpinë e saj. Ajo që nuk dinte i riu me iniciale A.Xh. ishte fakti se në këtë mënyrë kishte ngrënë “karremin” e një kurthi të ngritur ndaj tij. Pak minuta pasi ka shkuar në shtëpinë e vajzës, në derë janë shfaqur dy meshkuj, një prej të cilëve ka pretenduar se ishte bashkëshorti i saj.

Një 30­-vjeçar është joshur seksualisht nga një femër e saponjohur dhe ka pranuar pa mëdyshje ftesën për të shkuar në shtëpinë e saj. Ajo që nuk dinte i riu me iniciale A.Xh. ishte fakti se në këtë mënyrë kishte ngrënë “karremin” e një kurthi të ngritur ndaj tij. Pak minuta pasi ka shkuar në shtëpinë e vajzës, në derë janë shfaqur dy meshkuj, një prej të cilëve ka pretenduar se ishte bashkëshorti i saj.

Duke e kërcënuar, ata i kanë kërkuar një shumë prej 280 eurosh, pasi në të kundërt do ta kallëzonin në polici. Gjithë situata ka qenë një inskenim, i përgatitur nga dy djemtë dhe vajza, që ishte e dashura e njërit prej tyre. Megjithëse pjesa e parë ka shkuar sipas planit, ata kanë dështuar kur, para se t’u jepte gjobën, A.Xh. ka lajmëruar Policinë për kurthin.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në tetor të vitit të kaluar, por tashmë tre të përfshirët në të, Marim L., Edmond S. dhe Oligerta B. kanë përfunduar si të pandehur në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku po gjykohen për akuzën e “shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”. Sipas Prokurorisë, “strumbullari” i “gjobëvënies” ka qenë një borxh prej 50 mijë lekësh të vjetër që i dëmtuari A.Xh. i kishte të pandehurit Marim L. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Marim ka pasur rolin e organizatorit, ndërsa dy të tjerët kanë pasur rolin e ndihmësve.

PLANIFIKIMI

Referuar kërkesës për gjykim, të siguruar nga “Panorama”, i dëmtuari A.Xh. ka kallëzuar se më 13 tetor 2016 është shtrënguar për t’i marrë shumën prej 280 eurosh nga shtetasit Edmond S., Marim L. dhe Oligerta B. Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në banesën që i pandehuri Edmond S. ia kishte marrë një shtetasi tjetër që nga muaji shtator 2016.

Organizatori i kësaj ngjarjeje, i pandehuri tjetër, Marim L., i cili kishte njohje paraprake me shtetasin A.Xh. dhe dispononte numrin e tij të celularit, i ka kërkuar të pandehurës Oligerta B., e cila në kohën e kryerjes së veprës penale ishte e dashura e Edmond S., që të komunikonte me A.Xh. dhe t’i ngrinin një kurth atij.

Sipas planit, ajo do ta ftonte në shtëpinë ku banonte, do të ofrohej për të kryer marrëdhënie seksuale me të dhe në atë moment do ta gjente Edmond S. dhe Marim L. Më tej, duke e frikësuar dhe kanosur, ta shtrëngonin për t’i marrë paratë. Kështu ka ndodhur, Oligerta B. e ka thirrur disa herë në telefon më datë 12.10.2016 të dëmtuarin A.Xh., i cili banonte në qytetin fqinj me Durrësin.

KURTHI
Të nesërmen e kanë lënë për t’u takuar dhe ka ndodhur gjithçka sipas planit. Në kohën që A.Xh. ka qenë me Oligertën duke u përqafuar, kanë hapur derën të pandehurit Edmond dhe Marim. Ata i kanë kërkuar se çfarë donte ai aty dhe se Oligerta, e prezantuar tek i dëmtuari me emrin Denisa, ishte gruaja e Edmondit. Për këtë ngjarje ata i kanë thënë se do ta çonin në polici A.Xh. Marimi i ka marrë atij telefonin, e ka fikur dhe e ka futur në xhep.

Pas këtij veprimi, i kanë kërkuar 280 euro, me qëllim që të mbyllnin punën me vajzën, Denisën. Të mos e dërgonin në polici dhe se lekët i duheshin për biletën që ta nxirrnin vajzën e prezantuar si Denisa jashtë shtetit për ta kthyer te familja e saj. Ky person ka marrë një thikë me vete, të cilën e ka futur në xhep dhe bashkë me kallëzuesin, duke thënë se ai i ka thënë se nuk kishte lekë me vete, janë nisur për në qytetin e tij, në mënyrë që ai të merrte lekë në shtëpi.

DESHTIMI
Pasi kanë marrë një taksi, janë nisur për në qytetin e të dëmtuarit. Diku afër banesës së shtetasit A.Xh., ky i fundit ka zbritur nga makina për të shkuar në shtëpi që të merrte lekët, ndërsa tjetri ka qëndruar në taksi në pritje të tij. Kallëzuesi rrugës ka takuar një patrullë policie dhe u ka treguar ngjarjen. Rezulton se nga ana e personave është parë afrimi i policisë dhe taksia së bashku me personin e paraqitur është larguar menjëherë./panorama/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: