Majkëll Ajodeji D.Ngoo pritet të jetë sulmuesi i ri i Tiranës. Emër i komplikuar pa dyshim, por është anglez dhe karrierën e ka nisur me të rinjtë e Liverpulit.

23-vjeçari ka qenë një ndër talentet më premtuese të Anglisë dhe ka luajtur me kombëtaret e moshave deri para tri vitesh. Me përfaqësuesen U-19-të të “Luanëve” ai ka luajtur 6 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola, ndërsa me përfaqësuesen U-20 ka luajtur 3 ndeshje.

Gjiganti 198 cm i gjatë e ka nisur karrierën me Liverpulin, edhe pse nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë. Më pas është huazuar përkatësisht në skuadrat e Heart of Midlothian, Yeovil Town, Ualsall. Gjithsej me këto ekipe luajti pak dhe shënoi vetëm 5 gola.

Në vitin 2013 me ekipin Heart of Midlothian ai pësoi një dëmtim të rëndë dhe humbi gjithë sezonin. Prej asaj kohe, Ajodeji nuk ka mundur të jetë konstant në ekipet që ka luajtur, megjithëse me një potencial të jashtëzakonshëm. Në sezonin 2014-2015, ai u transferua te Kilmarnokku luajti vetëm 6 ndeshje pa shënuar asnjë gol.

Më pas shkoi te Bromlej ku luajti vetëm një ndeshje. Në verën e vitit 2016 kaloi tek Oldham Atletik ku luajti 13 pa shënuar asnjë gol. Pak ditë më parë ai prishi kontratën me këtë klub në mënyrë konsensuale.

Burime pranë bardhebluve bëjnë me dije se është arritur akordi me lojtarin për një shumë prej afro 5 mijë eurosh në muaj dhe se gjatë ditës së sotme ose nesër marrëveshja mund të zyrtarizohet. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb