TIRANE

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të dashur të “Portokallisë”. Ai gjithmonë karaketerizohet nga humori. Shpesh herë aktori poston në rrjetet sociale video humori ku vë në lojë personazhe të njohur. Por ditën e sotme Veleshnja ka lënë mënjanë humorin dhe ka vendosur të ndajë me publikun një ngjarje aspak të këndshme që i ka ndodhur dhe që e ka ndjerë të nevojshme të shpërthejë në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me anë të një sërë postimesh në Instagram, aktori ka treguar se ish- e dashura e ka tradhtuar. Sipas tij, ajo ka pasur katër lidhje paralele. Ai nuk ka hezituar aspak të bëjë publike detaje rreth ish të dashurës si foto apo edhe emrin e saj. Po ashtu, ai ka publikuar një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer kundër vajzës.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, por s`kam ç`bëj me një që mban katër njëkohësisht. Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai”, -ka shkruar ndër të tjera Veleshnja. Mos ndoshta edhe postimet e sotme janë pjesë e humorit dhe të gjithë ramë në kurthin e tij?!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb