Ndërsa familja e 35-vjeçarit Konstantinos Kacifas ka tërhequr mbrëmjen e sotme trupin e të ndjerit nga morgu në Tiranë, ka reaguar për herë të parë Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, hirësia e tij Anastasi.

Ai iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që trupi i Kacifas të varroset sipas traditës fetare, duke b♪7rë apel për paqe.

“THIRRJE
U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për t’u varrosur sipas traditës fetare.
Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë”, ka apeluar kryepeshkopi Anastas.

Babai, kunati dhe motra e të viktimës kanë tërhequr mbrëmjen e sotme trupin e të ndjerit pas aurotizimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb