GREQI – Kryetari i shoqatës së Homogjeneve për Greqinë, Haralambos Karathanos ka folur në “Skain” grek për vrasjen e minoritarit grek Kostandin Kaçifa pas dyluftimit me policinë shqiptare.

Sipas tij “ishte një ekzekutim i ftohtë”. “Imagjinoni të vriste kështu policia greke nëse do kishte mundësinë të arrestonte një shqiptar,” tha Karthanos.

Ministri i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë Dhimitris Xhanakopulos tha se “autoritetet greke janë në komunikim te vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.

“Të mos nxitojmë të nxjerrim rezultate, “ tha ai.  Ndërkaq ka theksuar se qeveria shqiptare duhet te ulë tonet, të mos e trajtojë çështjen me agresivitet, për të mos ushqyer reflekset sociale.

NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vite u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qellonte me arme zjarri, nderkohe qe mbeti i vrare.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb