Deputeti i PD Tritan Shehu, në një intervistë me Skype në News 24 tha se e ka njohur Gerti Bogdanin tek Forumi Rinor i Partisë Demokratike.
Shehu tha se Gerti Bogdani ishte djalë i sinqertë, duke shtuar se ai transmetonte qetësi. Ai tha se Gerti Bogdani ishte familjar dhe kishte sjellje shembullore.
Tritan Shehu: Gerti ishte djalë i sinqertë, transmetonte qetësi. Ai ishte një djalë me edukatë. Ndarja e tij nga jeta është një ngjarje e papritur. Kjo ngjarje ndodhi kur askush nuk e mendonte se do të ndodhte. E kam njohur Gertin që kur ishte tek Forumi Rinor.
Miqtë e tij kanë thënë se Gerti ka qenë duke pirë kafe dhe papritur nuk është ndjerë mirë. Ka shkuar në tualet dhe pasi është vonuar, miqtë e tij kanë shkuar në tualet. E kanë parë në gjendje jo të mirë, e kanë çuar tek QSUT, por pavarësisht tentativave, Gerti fatkeqësisht ndërroi jetë. Do mbetet gjithmonë në mendjet tona.
(Balkanweb)