“Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”. Për këtë frazë, bërë në emisionin “A Krasta” në News24, kryeministri Edi Rama ka patidur në gjykatë Sevim Arbanën, aktiviste e të drejtave të njeriut.

Gjatë bisedës në emision, Arbana rrëfeu se kishte parë kryeministrin Edi Rama se si kishte pickuar me dhunë një prej ministreve, pjesë të kabinetit të tij qeveritar.

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua. Kush e di ca i ka bërë dhe i ka ardhur në majë të hundës. Në 2013, ishte pickim dhune, sec i shpëtoi asaj edhe tëk.. te Sheratoni ka qenë në qershor 2013. Asaj i dolën dy lotë kështu i ranë edhe e mblodhi veten se ishin një javë para zgjedhjeve”,- tha Arbana gjatë diskutimit.

Deklaratat e Sevim Arbanës duket se nuk janë gëlltitur nga kreu i qeverisë i cili ka nisur tashmë përballjen ligjore në gjykatë, duke kërkuar prej saj një dëmshpërblim prej 10 mln lekësh.

Me poshte video nga emisioni A Kastra ne News24, në janar 2019: 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb