Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për gjithë publikun Eli Fara ishte e ftuar në programin “Dola te Ola” në televizonin News24.
Eli Fara është mami e lumtur e një vajze dhe gjatë programit foli për marrëdhënien e ngushtë që ajo ka me të. Këngëtarja është bërë nënë kur ka qenë 18 vjeçe dhe gjatë bisedës tha se asokohe nuk e kuptonte gjithçka ndodhte duke qenë se ishte shumë e re për të marrë përgjegjësitë që kërkon një fëmijë. “Kur Marina ishte 17 vjeçe u bëra më e përgjegjshme dhe isha 35 vjeçe”, tha ajo.
Këngëtarja rrëfeu se tani që ajo është rritur e sheh të bijën me një peng në zemër pasi për shkak të punës nuk ka mundur t’i qëndrojë pranë aq sa ajo do të kishte dashur. Ndërkohë në lidhje me mungesën e figurës atërore në jetën e saj, Eli tha se ndoshta brenda vetes ajo e ndjen atë boshllëk por asaj nuk ja ka shprehur asnjëherë.
Moment surprizues dhe emocionues për Elin ishte kur në studio u shfaq një videomesazh nga Marina, vajza e saj. Edhe pse nuk i pëlqejnë kamerat, Marina zgjodhi t’i dërgojë disa fjalë të bukura zemre nënës së saj,
“Të dua shumë, je krenaria ime, dashuria ime më e madhe. Je motivi që më shtyn të eci përpara, je shembulli më i mirë që një fëmijë mund të ketë në jetë. Të uroj të kesh jetë të gjatë dhe të bukur ashtu si ti je brenda dhe jashtë. Të dua pafund”, u shpreh ajo.
Eli Fara dhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi interpretuan në “Dola te Ola” këngë shumë të njohura dhe të dashura për gjithë shqiptarët duke bërë që kjo ditë e parë e vitit të nisë në mënyrën më të bukur të mundshme.