Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi pas seancës gjyqësore në Apel se po goditet politikisht.
Salianji: Avokati i ish ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Prokurori nuk kujdeset të kuptojë që nuk është videoregjistrim, por audio regjistrim. Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan.