E indinjuar dhe me tone të forta kundër qeverisë, motra i ka dalë në mbrojtje radikalit Xherxh (Gjergj) Laçit, i cili u arrestua pasi akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka dhunuar familjen e tij.

Motra, mohoi për mediat akuzat, ndërsa pohoi se i vëllai akuzohet se fëmijët e tij duan të bredhin.

Po ashtu ajo tha se Gjergji nuk ishte i sëmurë, por kishte mbaruar dhe shkollën e lartë.

“Ata janë pa rrogë, pa asgjë. Erjon Veliaj ça bën? Pse nuk e mori atë familje që ti çonte në punë. I le qeveria deri sa të denoncohet. Pse të shkojë atje, ai të shkojë në punë. T’ja çojnë në shkollë bashkinë. Gruan t’ja çojnë në punë, t’i gjejnë pastruese në bashki. Ta ndihmojnë këtë familje. Ne jemi në punë, tërë kohës punojnë. Ky t’i qesë këta? Te katër rrugët e Shijakut? Ka dhënë urdhër me e prish shtëpinë. Gjergji është fiks fare me trunin, s’ka asnjë sëmundje, është vetëm me diabet. Kështu ka thënë doktori. Të shkojnë të arrestojnë doktorin. Nuk i ka dhunuar fare. Ata pretendojnë të dalin, të bredhin rrugëve. S’e ka dhunuar. Ata t’i marrë shteti t’i çojë në gjimnaz. Shtëpinë janë duke ja prishur. Specialist është. Shkollën e lartë ka mbaruar Gjergji. Profesor ka mbaruar Gjergji. Gjergji është njish fare, i marrshin të keqen kush e shan.”, tha e motra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb