ELBASAN

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur sot nga afër stërvitjen e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët kanë ndezur motorët në sfidën e sotëm kundër Islandës, ndeshjen e vlefshme për “Euro 2020”.

Me një shënim në “Facebook”, shefi i qeverisë  ka shpërndarë një mesazh të koduar, ndërsa thekson se Kombëtarja nuk duhet mbështetur vetëm kur triumfon. Sipas kryeministrit, nata e sotme është çasti kryesor i Kombëtares për të treguar se sa vlen.

“Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen?#GjithnjëKuqezi??”, shkruan Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb