TIRANË

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku ka replikuar me një gjuhë të ashpër në Komisionin e Medias me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro në lidhje me projektligjin “anti-shpifje”.

Pedagogu theksoi se ligji që maxhoranca tenton ta kalojë në Kuvend bie ndesh me lirinë e medias dhe cenon rëndë interesin publik. Gjatë debatit, ish-ministrja braktisi komisionin duke i kërkuar Markut të tregojë kujdes në aspketin etik.

Alfred Lela tha se projektligji i jep AMA-s fuqi ekstragjyqësore, të dënoë dhe gjobisë rëndë median për ankesa ndaj shkrimeve të tyre, para se këto ankesa mes palëve të shqyrtohen nga gjykata.

Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj debatuan me disa prej deputetëve të opozitës së re, për të cilët thanë se nuk i njohin si përfaqesues të popullit.

Debati në Komision:

Marku: Mos bëni ligje kot, sepse pavarësisht se ju bëni ligj dhe ne do ta vazhdojmë  rezistencën. Ky ligj do të jetë vetëm një ligj thjesht në letër nëse e bëni, por ama do të jetë në turpin e atyre që e bëjnë. Shkel thellësisht lirinë e medias. Vetërregullimi dhe normat rregulluese janë qartësisht të ndara nga normat  ligjore.

Marku: A ka mundësi se nuk kam ardhur në furgon!

Kumbaro: A ka mundësi zonja kryetare për procedurë?

Kryetarja: Jo, po flet Zoti Marku nuk ka përse

Kumbaro: Jeni në shkelje të rregullores

Marku: Pak edukatë, se je pedagoge. Nuk kam  ardhur në furgon, po deshe dëgjo, po deshe dil. E keni bërë Kuvendin si furgon dhe doni ta bëni edhe median si furgon

Kumbaro: Qetësonin dhe ruani etikën

Marku: Më tregon edukatën. Po fole unë do ngrihen dhe do u bëj thirrje kolegëve të ikim

Kumbaro braktis komisionin…..

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb