TIRANË

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar me tone të ashpra ndërsa ka përcjellë një mesazh të prerë për ata që janë brenda sistemit të drejtësië dhe që “shkelin”  ligjin me të dyja këmbët.

Ai thotë se do të vijojë të denoncojë çdo veprim, i cili mund të kryhet jashtë suazave ligjore. Numri dy i qeverisë ka komentuar edhe veprimin e Gjykatës së Tiranës, e cila liroi nga burgu  administratorët e kompanive të transportit publik pasi u arrestuan për veprën penale të falsifikim të biletave të urbanit.

Ai thotë se përgjigja më e fortë ndaj këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë ai që shqiptarët tashmë e njohin si “procesi i vettingut”.

Reagimi i Braçes:

KJO ESHTE #DREJTESIAEVJETER QE KEMI!Ky eshte produkti i kesaj #Drejtesie; Pronaret e administratoret ne shtepi, punetoret e tyre ne burg!

Cdo inspektor te #Tatimeve, cdo oficer te #PoliciseseShtetit qe merret me krimin ne ekonomi, cdo prokuror qe u morr drejtperdrejt me hetimin e kesaj ceshtjeje dhe qe sot ndjehet i tradhetuar nga nje pjese e shtetit ku sherben; dua ta falenderoj per superpunen e bere profesionalisht e ne perputhje me ligjin, dua ti them edhe qe duhet bere durim edhe pak, shume pak: NE VETTING KA RRADHE E RRADHA PO VJEN SHPEJT, ME SHPEJT SEC KETA KANE PARASHIKUAR NE PLANIN E TYRE TE BIZNESIT!

Duhet qe te gjithe bashke te bejme punen qe kemi nisur, ndershmerisht,
drejt e ne perputhje me ligjin!Keta perballe do jene me biznesin e tyre paligjshem qe ka shkaterruar nje sistem te tere drejtesie. Ne nuk kemi pune me keta; ME KETA KA PUNE VETTINGU!
Ne kemi pune me #DrejtesineeRe, per cdo shkeles ligji, pavaresisht pushtetit politik e ekonomik, miqve ne politike dhe biznes, parave e pronave qe kane; por edhe per cdo gjyqtar qe eshte mu si keta, shkel ligjin duke e bere ate me gunga per punetoret dhe magnet parash ne njeren ane, sfungjer ne anen tjeter per pronaret e paligjshem!

Nderkohe, do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi; E keni kot, kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush, kemi cdo gje ne leter, ze e figure! Mos u zhysni edhe me ne krim, do ju kushtoj shume shume me shtrenjte! Rruga e drejte, e ligjshme dhe korrekte ne pagimin e tatimeve e taksave, ju kushton shume me lire!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb