Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga Kuvendi ka reaguar ashpër për vendimin për shtyrjen me një ditë të seancës plenare.

Ai tha se maxhoranca e ka kthyer Kuvendin në dyqan personal, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të refuzimit të kërkesës për interpleancë me Ramën, të kërkuar nga deputetët e opozitës.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal.
Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës.
Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një kat i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit.

Kërkesa për interpelancë urgjente përfshihet si pikë e parë r rendit nëse nënshktuhet nga 7 deputetë.
Jeni kthyer në banalë në gjithçka bëni. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si cënim i nderit dhe dinjitetit të Ramës. Nëse kishte nder të mos jepe tendera për familjarët por të mirëmenaxhonte paratë publike. Rama mund t’i fshihet opozitës, por jo drejtësisë!

Felaj: E keni sjellë shumë vonë kërkesën për interpelanacë. Nuk jam e detyruar që të jap llogari. Për shtyrjen e seancës jeni njohur me vendimin e kryetares së Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: