TIRANE

Kryeparlamentari Gramoz Ruci gjithnjë është lakuar për përpikmërinë në zbatimin e rregullores së Kuvendit, kohëzgjatjen e fjalimeve të deputetëve, apo edhe tematikat e përcaktuara në rendin e ditës për diskutim në parlament, por duket se me deputetët e rinj të opozitës, ka vendosur të bëjë një tolerim.

Edhe pse gjatë seancës së sotme plenare nuk i ka ndërprerë në fjalime, kryeparlamentari Ruçi kërkoi prej tyre që në vijim t’i përmbahen rregullores së kuvendit.

“Nuk ju ndërpreva se e keni për herë të parë. S ‘mund ta kaloni me një ndjesë, Nëse ngriheni për të folur për një cështje do flisni për atë cështje.” -u shpreh Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb