DURRES- Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike i ka kushtuar një djali nga Lushnja, i cili është futur në telashe me drejtësinë. Ai është kallëzuar në polici nga një 26-vjeçare nga Durrësit, e cila pretendon se kërcënohej nga djali përmes telefonit.


Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Q., 30 vjeç. Ky i fundit kanoste shtetasen me inicialet A. P.


Tashmë materialet në ngarkim të këtij shtetasi i janë referuar për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë gjykatës Shkallës së Parë Durrës.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb