KORÇË – Përderisa rrjetet sociale po bëhen shkak që të grinden e deri edhe të vriten ndërmjet tyre, përdoruesit, Policia e Korçës ka nisur hetimin ndaj një personi që ka fyer dhe kërcënuar një qytetare në Facebook, me iniciale E.R., banore e lagjes nr.4
Mesazhi kërcënues e ka nxitur qytetaren të denoncojë në Polici, por duket se mospërdorimi i emrit real e ka vështirësuar problemin. Policia ka nisur procedimin për veprën penale “Falsifikim kompjuterik”, sipas nenit 186 të Kodit Penal.

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: