Superliga shqiptare nuk është një opsion për momentin për Mërgim Mavraj. Pavarësisht interesimit nga ana e Kukësit, futbollisti i përfaqësues shqiptare do të vijojë të jetë pjesë e futbollit gjerman. Pas një viti shumë të vështirë ku fillimisht u transferua te Arisi i Selanikut, Mavraj kaloi te Ingloshtad gjatë merkatos së dimrit, një aventurë që zgjati po aq pak pasi ekipi zbriti në kategorinë e tretë.


Mavraj
Mavraj

Qendërmbrojtësi këtë të mërkurë është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Grojther Fryth, skuadër që militon në Bundesligën e dytë. Për Mavraj është një rikthim pasi në kaluarën teksa është aktivizuar për tre sezone me këtë skuadër, nga viti 2011-2014, duke regjistruar 119 ndeshje me këtë fanellë. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Mavraj theksoi se nuk kam ardhur këtu për të mbyllur karrierën.


Mavraj Flet
Mavraj Flet

Drejtuesit e klubit më bindën me projektin dhe lojën që duam të aplikojmë. Dua ta ndihmoj skuadrën për këtë”, u shpreh Mavraj. Edhe drejtori sportiv i klubit Rashid Azuzi tha se Mavraj do ta ndihmoj skuadrën me eksperiencën e tij, ndërsa shtoi se mbrojtësi ka një personalitet të fortë dhe do të luaj një rol të rëndësishëm edhe për të rinjtë. Nuk munguan komplimentet as nga trajneri i cili shprehet se Mavraj është një lojtar i cili pozicionohet mirë dhe i fortë në luftën ajrore.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb