Transferimi i tij nga Çelsi tek Real Madridi ka qenë një nga më të bujshmit e verës dhe që u kushtoi arkave të klubit madrilen plot 100 milionë euro. Belgu, që në të shkuarën është kërkuar në më shumë sesa një rast edhe nga Paris Sën Zhërmeni, rrëfen se ka refuzuar gjithnjë ofertat që kanë ardhur nga gjiganti francez.

“Kanë dashur shpesh të më rekrutonin, por nuk kam pasur aspak dëshirë që të kthehesha në Ligue 1 dhe në një tjetër klub veç Lilës. Kam thënë gjithmonë “jo” dhe në kokën time këtë e kisha të qartë. PSG është një klub që të lejon të fitosh Champions League, por nuk ka qenë kurrë në projektete mia. Nëse një ditë do të kthehesha në L1, do ta bëja vetëm për Lilën”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: