Fjalë dashurie nga Lautaro Martinez për ngjyrat zikaltër, që largojnë vëmendjen nga merkato me sulmuesin argjentinas të vënë në shenjëstër nga Barcelona, që e sheh si zëvendësuesin e Suarezit. Por lojtari i Interit i ka idetë e qarta.

“Interi është shtëpia ime. Njerëzit më kanë dhënë ngrohtësi që prej ditës së parë dhe për një lojtar kjo është thelbësore. Dua të punoj dhe të shfaq me përulësi se jam i denjë për të veshur këtë fanelë. Konte më ka dhënë shumë besim, më ka bërë që të jap shumë dhe kjo shihet në fushë. Me Lukakun ndjehem shumë mirë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb