Politikania Floriana e ftuar në News24 me moderatoren Çenkuela Hasa erdhi në një rrëfim ndryshe ku zbuloi dhe raportin e ngushtë me zotin Berisha dhe sekretin e tij për të qenë në formë.

“Ajo që më ka tërhequr vëmendje është fakti që ka një axhendë dhe orare shumë rigoroze. Është shumë i kujdesshëm me ushqimin, bën ecje. I ka oraret shumë fikse dhe kjo e ka ndihmuar në jetën e tij , kjo është shumë frymëzuese. Në fillim e kisha merak për shkak të moshës, por më pas u mësova të mos e mendoj fare moshën e tij për shkak të energjisë që ai ka”- tha Garo për News24.

Çenkuela Hasa: Je bërë shumë virale dhe për shkak të një momenti, kur i kreh flokët zotit Berisha, çfarë komenti ke?

Floriana Garo: (qesh) Nuk e di pse u bë ai moment viral, unë zoti Berisha e kam parë si figurë atërore, gjithmonë dashamirëse që ai të duket sa më mirë, dhe me këtë dashamirësi në atë moment flokët m’u dukën pak keq dhe kaq. Jam njeri i detajeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb