TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i kursen replikat në faqen e tij të ‘Facebook’-ut sa herë që gjen kohë. Në një video që publikoi kryeministri gjatë një takimi që zhvilloi sot në Vaqarr, të shumë ishin ata qytetarë që komentuan.
Rama-komentuesi
Mes komenteve kishte dhe nga ata që kritikonin Ramës, ndërsa mes tyre spikat ai i një qytetari i cili shtoi se nuk i beson fasadave të kryeministrit. Po ashtu qytetari ironizon Ramës, ndërsa i kujton bashkëqeverisjen me Ilir Metën për 4 vite. Sakaq, kryeministri e ka kaluar këtë situatë me shumë sportivitet.

KOMENTUESI:
Mua këto me duken gjera koti, me duket çdo gjë si pallatet e Tiranës, nga para janë te lyer nga pas bien copash, me pak fjale “fasade”, e kishe 4 vite timonin e ta mori Likja nga dora. Shpresojmë qe mos te ndodhe me e njëjta gjë dhe pse je bindshëm ne pozite.
RAMA: Na trego ndonjë gjë plot qe bën ti përveç tifozllekut për Interin??
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: