Partizani i Champions League po merr formë. Pas fazës përgatitore në Slloveni, kampionët e Shqipërisë janë kthyer në Tiranë dhe ditën e sotme do të fillojnë përgatitjet anti-Karabag. Trajneri Lerda ka pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, përjashto Kalarin dhe Idrizajn. Të kuqtë kanë zhvilluar një merkato aktive në hyrje, ndërsa kanë siguruar shërbimet e Esin Hakajt, Ulliam Kordeiros dhe Rron Brojës, por afrimet nuk janë mbyllur me kaq.

Ekuban, Njoftim Di Marzio
Ekuban, Njoftim Di Marzio

Partizani ka mbyllur transferimet e Jozef Ekuban dhe Aristoteles Romeros. Sulmuesi i Veronës, vëllai i vogël i Kalebit që la shenja të pashlyeshme në kategorinë superiore, vjen në formën e huazimit nga Verona. 19-vjeçari ka një klauzolë prej 100 mijë eurosh dhe Partizani shpreson që Jozef të ketë të njëjtin shpërthim si Kaleb. Lajmi i mbylljes së marrëveshjes është konfirmuar dhe nga specialisti italian i merkatos, Xhanluka Di Marco, që në orët e vona të natës ka dhënë njoftimin e radhës, i cili ka entuziasmuar tifozërinë e kuqe.

Aristoteles Romeiro, Njoftim Di Marzio
Aristoteles Romeiro, Njoftim Di Marzio

16-herë kampionët kanë siguruar shërbimet e mesfushorit Aristoteles Romero, shkatërruesi i Krotones. 23-vjeçari nga Venezuela është një tjetër afrim cilësor në mesfushë, ndërsa trajneri Franko Lerda i ka sytë nga sulmi dhe mbrojtja, të tjerë reparte që duhen përforcuar nga ana e drejtuesve të kuq. Por afrimet kanë edhe anën tjetër të medaljes, teksa pritet që Partizani të largojë elementë nga grupi. Të rrezikuar janë Ardit Hila, Renaldo Kalari dhe Tijan Jaiteh, gjithsesi e ardhmja e tyre do të qartësohet në ditët në vijim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb